KLP: Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet nga ekspertiza

Shqipëria

KLP: Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet nga ekspertiza

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:55
Genti Ibrahimi

Verifikimi i kushteve të integritetit dhe pasurive të vëna ndër vite për 4 kandidatët do të kryhet brenda 45 ditëve. Nga sot, KLP është në fazën e mbledhjes së informacioneve për secilin kandidat. Në lëvizje për këtë proces janë vënë institucionet si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Tatimet, Doganat, Shërbimi Informative Shtetërore, Autoriteti i Dosjeve, bankat etj.

Këshilli, sipas Genti Ibrahimit nuk do të merret me dosje konkrete, por me performancën e kandidatëve ndër vite si dhe produktet akademike.

Ajo që është e veçantë në këtë proces, është fakti se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme do t’i nënshtrohet një vetting të dytë. E gjithë periudha e ushtrimit të detyrës, nga dita që ka kaluar procesin e vettingut do të kalojë në një proces mini vettingu për të dhe për kandidaten që vjen nga radhët e Prokurorisë së Aplit, Fatjona Memcaj.

Faktori ndërkombëtar, siç janë OBDAT dhe Euralius do të asistojnë fizikisht procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat