Rama përkrah Mogherinit: Presim hapjen e negociatave, kemi bërë detyrat

Shqipëria

Rama përkrah Mogherinit: Presim hapjen e negociatave, kemi bërë detyrat

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:37
Edi Rama dhe Federica Mogherini

Përkrah shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp përsëriti se Shqipëria pret hapjen e negociatave sepse ka përmbushur detyrat e saj.

Edi Rama:  Folëm për terësinë e reformave të ndërmarra, pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të KE-së dhe për ecurinë e mëtejshme të të gjitha përpjekjeve në funksion të thellimit të reformave dhe transformimit të gjithë aspekteve të vendit falë reformave. Nuk është sekret, ne presim vetëm një përgjigje nga KE, përgjigjen se i kemi kryer plotësisht detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave për anëtarësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat