Basha nga Korça: Edi Rama, një njeri i mbaruar politikisht

Shqipëria

Basha nga Korça: Edi Rama, një njeri i mbaruar politikisht

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:52
Lulzim Basha

“Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht”, kështu deklaroi nga Korça kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët në Korçë.

Ai shtoi më tej se konfirmon vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund betejës, për të bërë që të kumbojë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen.

“Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht. Ne jemi këtu sot jo vetëm për të konfirmuar vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund betejës sonë, që bëhet për çdo shqiptar, edhe për socialistët, por për të bërë që të kumbojë bashkë me vendosmërinë tonë edhe mesazhi i shpresës dhe besimit, tek e nesërmja e mirë që po vjen”, u shpreh Basha.

Kreu i PD, teksa vlerësoi edhe numrin e madh të qytetarëve korçarë që kishin dalë për ta takuar, thekoi se aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi, e falë saj Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”

“Ajo që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, është se bashkë me vargun e gjatë të makinave, që kishin dalë të më prisnin, të gjithë qytetarët e tjerë shprehën entuziazëm. Aty ku ka qëndrese, aty ku ka pjesëmarrje, ku ka përballje, aty lind shpresa, lind besimi. Dhe falë qëndresës, përballjes dhe pjesëmarrjes, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve që i janë bashkuar kësaj beteje, ka rilindur shpresa dhe besimi se Korça dhe Shqipëria, do të kenë një të ardhme më të mirë, me një qeveri që mendon për popullin dhe kujdeset për qytetarët”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat