Nesër mbërrin trupi i nëntetares Hasanaj, ja ku do të mbahen homazhet

Shqipëria

Nesër mbërrin trupi i nëntetares Hasanaj, ja ku do të mbahen homazhet

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:34
Zarife Hasanaj

Ditën e nesërme, 9 maj 2019 pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupi i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj që ndërroi jetë pas një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.

Në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.

Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 - 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 - 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat