Marrëveshja e 17 majit, Rama: Nuk solli maturimin e nevojshëm të PD-së

Shqipëria

Marrëveshja e 17 majit, Rama: Nuk solli maturimin e nevojshëm të PD-së

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:33
Edi Rama

Pyetjes se nëse e quante të gabuar marrëveshjen e 17 majit 2017, Rama iu përgjigj se ajo ishte një zgjidhje që dha si rezultat procesin zgjedhor më të mirë që kemi pasur ndonjëherë në të gjitha aspektet, por nuk çoi në maturimin e nevojshëm të PD-së, apo maturimin e një pjese të politikës.

Kjo deklaratë e tij u bë pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Rama: Unë mendoj se jemi në 2019. Ajo ishte një zgjidhje e bërë me shumë vullnet të mirë, e bërë me të gjithë dëshirën e madhe që të ketë një moment ndryshimi thelbesor ne qasjen e politikës ndaj zgjedhjeve, që dha si rezultat procesin zgjedhor më të mirë që kemi pasur ndonjëherë në të gjitha aspektet, por që nuk çoi në maturimin e nevojshëm të PD-së, apo maturimin e një pjese të politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat