Ish-ministrja Gjosha kujton ditën e Europës: Shqipëria është pjesë e vlerave

Shqipëria

Ish-ministrja Gjosha kujton ditën e Europës: Shqipëria është pjesë e vlerave

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:15
Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i dedikon një postim datës 9 maj, ditës së Europës. Përmes një postimi në Facebook, Gjosha shkruan se kjo ditë është ditë e njerëzve të mëdhenj me vizion dhe projekt të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“9 Maji është dita e Europës së Bashkuar, dita e njerëzve të mëdhenj që iniciuan me vizionin e tyre projektin më të fuqishëm europian të paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Europa duhet t’i rikthehet historisë për ta përcjellë atë brez pas brezi dhe për të mos lejuar në asnjë moment marrjen si të mirëqënë të ekzistencës dhe bashkëjetesës së saj!”, shkruan Gjosha.

Ish ministrja e Integrimit, shprehet ndër të tjera se Shqipëria është pjesë e vlerave europiane  dhe jo thjesht nga pozicioni gjeografik.

“Shqipëria është pjesë e vlerave europiane, dhe jo thjesht gjeografikisht e pozicionuar në Europë. Çdo përpjekje për ta largur atë nga fati i saj europian është një akt i pafalshëm që do të gjykohet nga historia dhe e ardhmja.

Dita e Europës është dita e ndërthurjes së sakrificës tonë për t’u përballuar me sfidat, është dita e shpresës se edhe brezat që do të vijnë do të ruajnë fort identitetin Europian të Shqipërisë!”, shprehet Gjosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat