Lejuan pronarin e hotelit të vidhte energjinë, ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Shqipëria

Lejuan pronarin e hotelit të vidhte energjinë, ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Katër punonjës të OSHEE-së janë arrestuar, pasi nuk i faturonin energjinë elektrike pronarit të një hoteli në zonën e Shëngjinit.

Policia ben me dije se 4 nga të arrestuarit janë specialistë të OSHEE dhe një është pronari i një hoteli, i cili është favorizuar të vjedhë energjinë elektrike duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm kompanisë.

Si rezultat i operacionit "Task – Group", është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim", për shtetasit: A.Sh., 34 vjeç, B. Sh., 42 vjeç, J. D., 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë dhe G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të  detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga hoteli duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat