Bashkëpunuan për vjedhjen e energjisë në një hotel, ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së

Shqipëria

Bashkëpunuan për vjedhjen e energjisë në një hotel, ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:28
Foto

Finalizohet operacioni “Task – Group”, i ndjekur me metoda speciale hetimi , ku janë ndaluar 5 persona  të implikuar me masa sigurie “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” . Burime nga policia e Lezhës raportojnë se kanë ndaluar  4 punonjës të OSHEE-së, si dhe iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për  pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.

Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko në Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara se një hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë  Lezhë në muajin gusht 2018.

Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin “Task – Group”. Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës kryer në bashkëpunim”, për shtetasit: A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë; B. Sh., 42 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, që të tre  banuesë në Tiranë, me funksion specialists leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE, Tiranë. E njëjta akuzë vlen edhe për shtetasin G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i hotelit në Shëngjin.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga hoteli, duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat