Dita e Evropës/ Kryemadhi: Reflektim dhe shpresë, kjo ditë na bën më të fortë për të vazhduar betejën për …

Shqipëria

Dita e Evropës/ Kryemadhi: Reflektim dhe shpresë, kjo ditë na bën më të fortë për të vazhduar betejën për …

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:29
Monika Kryemadhi

“Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane!”.

Keshtu shkruan sot kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, duke kujtuar Diten e Evropes.

Kryemadhi thekson se “9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu.

Postimi i Kryemadhit 

9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit.
Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane!
Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në cdo qelizë të saj. 9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat