Manjani: Shteti ekstradon njerëz pa procedura, kurse luanët e keqtrajtuar…

Shqipëria

Manjani: Shteti ekstradon njerëz pa procedura, kurse luanët e keqtrajtuar…

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:40
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjete sociale, ka denoncuar skandalin me luanët e keqtrajtuar në Fier.

Ai shkruan se organizata ”Four Paws”, e ka pasur shumë të vështirë për ti dërguar në Holandë. Për të, shteti ekstradon një njeri pa procedura brenda 24 orëve, kurse për kafshët nuk lejon të largohen pa rregulla.

”Ky shtet ekstradon njerëz, shtetas të vet madje, për llogari të shteteve të tjera për 24 orë. Pa proçes e pa procedurë. Ama kafshët nuk i lejon të largohen pa rregulla! ”Four Paws”, do kishte mbaruar punë më shpejt nëse do kërkonte “ekstradimin” e luanëve”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Më në fund luanët e keqtrajtuar të Fierit u lejuan të “emigrojnë” në Hollandë. Organizata ”Four Paws”, që bëri të mundur largimin e kafshëve nga keqtrajtimi, raporton se ka hequr picirin për ta bërë këtë gjë.

Në emër të një proçesi gjyqësor nuk merrej dot vendimi për t’i larguar kafshët nga Shqipëria.

Dmth, ky shtet ekstradon njerëz, shtetas të vet madje, për llogari të shteteve të tjera për 24 orë. Pa proçes e pa procedurë. Ama kafshët nuk i lejon të largohen pa rregulla! ”Four Paws”, do kishte mbaruar punë më shpejt nëse do kërkonte “ekstradimin” e luanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat