Mbërrin në Tiranë trupi i nëntetares së vrarë në Letoni

Shqipëria

Mbërrin në Tiranë trupi i nëntetares së vrarë në Letoni

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:05
Foto

(E plotësuar) - Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares Zarife Hasanjat, e cila humbi tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni. Ministrja Olta Xhaçka, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, miq dhe familjarë pritet që të jenë të paanshëm në dorëzimin e trupit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka më herët bëri një vizitë në familjen e nëntetares Hasanaj, pas kthimit të saj nga Letonia, për të ngushëlluar të afërmit.  “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjese e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga  jeta e Zarifes humbje e madhe për të gjithë  ne”, ishte ngushëllimi qe Xhçka iu bëri të afërmeve të nëntetares që humbi jetën me 6 maj.

Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës. Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në  bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Ndërkohë që nesër në hollin e Pallatit të Kongreseve në orën 10-11.30 do të zhvillohen homazhet për nder të ushtarakes së Forcave të Armatosura dhe në 11.45-12.30 ceremonia shtetërore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit.

Niset për në Shqipëri, arkivoli me trupin e nëntetares "Dëshmor i Atdheut", e nderon NATO

Është nisur për në Atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj. Në bazën  Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumires me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit "Enhanced Forëard Presence".

Në orën 12.45 avioni pritet të zbresë në bazën ajrore të Rinasit ku dhe do të jetë dhe ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi familjen e nëntetares në Babrru për ti shprehur ngushëllimet.  

"Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga  jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne." u shpreh ajo. 

Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se Zarife Hasanaj është shpallur "Deshmor i atdheut".

Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 - 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 - 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat