Apeli i ambasadorëve të BE për të rinjtë: Qëndroni në Shqipëri!

Shqipëria

Apeli i ambasadorëve të BE për të rinjtë: Qëndroni në Shqipëri!

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:49
Foto

Ambasadorët e Bashkimit Evropian apeluan të rinjtë që të kontribuojnë në Shqipëri dhe të mos largohen nga vendi. Në një takim me ta, diplomatët kërkuan përfshirjen e të rinjve në politikë pasi kjo do ta demokratizonte vendin.

" Suksese dhe punë të mbarë në Shqipëri, në Shqipëri"

Ky ishte apeli i përbashkët që nëntë ambasadorët e Bashkimit Evropian drejtuan për të rinjtë. Diplomatët kërkuan që ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe të përfshihen në politikë ndërsa shefi i delegacionit të BE Luigi Soreca tha se zëri dhe mendimi i rinisë duhet të dëgjohet nga vendimmarrësit.

Diplomatja gjermane Susane Schutz, tha se pjesëmarrja e të rinjve në politikë apo në shoqërinë civile do të sillte impulse pozitive.

Ndërsa për ambasadorin austriak, Shqipëria ka nevojë për një qarkullim elitash dhe këtë mund ta sigurojnë vetëm të rinjtë.

Takimi me të rinjtë u realizua në kuadër të Ditës së Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat