"Krime ndaj Kosovës, krime ndaj nesh", kështu protestohet në Shqipëri kundër Vuçiqit

Shqipëria

"Krime ndaj Kosovës, krime ndaj nesh", kështu protestohet në Shqipëri kundër Vuçiqit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:49
Pamje nga protesta

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, sot ka protestuar në Tiranë kundër pjesëmarrjes në Samitin e Brdo-Brijonit të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Milorad Dodik President i Republika Srpska në Bosnje.

Përmes pankartave, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpallur këta dy të fundit persona non-grata. Edhe pse protesta ishte paralajmruar e qetë aty ndërhyri policia.

“Reagim paqësor qytetar ndaj vizitës së Vučić dhe Dodik në Tiranë dhe ndërhyrja e dhunshme e policisë që u keqpërdor përmes urdhrave politikë nga lart” thuhet në komunikatën e shkruar nga Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat