Mbi biçikletë për Ditën e Europës, “Rruga drejt BE nis duke u kujdesur nga qyteti yt”

Shqipëria

Mbi biçikletë për Ditën e Europës, “Rruga drejt BE nis duke u kujdesur nga qyteti yt”

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:37
Foto

Në ditën e Europës, në qytetin e Elbasanit është zhvilluar një marshim me biçikleta, me moton që drejt Europës shkohet duke u kujdesur për qytetet tona.

Të rinjtë janë nisur nga stadium “Elbasan Arena”, përgjatë bulevardit “Qemal Stafa” duke shpërndare mesazhe për sa më shumë kujdesje ndaj qyteteve. Të ecim me biçikleta, sa më pak ndotje, është mesazhi që ata kanë dashur të përcjellin.

Me Aktivitete të tilla  sensibilizuese synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët se rruga drejt Europës nuk është vetëm detyrë e politikës, por e secilit qytetar që dëshiron të jetë një qytetar i denjë europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat