Kryetari i Kuvendit mesazh për Ditën e Europës

Shqipëria

Kryetari i Kuvendit mesazh për Ditën e Europës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:13
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dha sot një mesazh publik me rastin e Ditës së Evropës. Për Kryetarin e Kuvendit, në themelet e Evropës qëndrojnë liria, anti-fashizmi dhe solidariteti.
“Shqipëria i ka rrënjët në qytetërimin evropian dhe destinacioni ynë i natyrshëm është Europa e vlerave”,- thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit.
Ai e konsideroi Shqipërinë si vlerë të shtuar të Bashkimit Evropian dhe lidhur me çështjen e integrimit dhe negociatave, Kryetari i Kuvendit gjykon që “detyrat e shtëpisë” nga Shqipëria janë realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat