Policia në gatishmëri për zgjedhjet, Lleshaj paralajmëron opozitën: S'ka shans të bllokohet procesi! - Bota Sot
Policia në gatishmëri për zgjedhjet, Lleshaj paralajmëron opozitën: S'ka shans të bllokohet procesi!

Shqipëria

Policia në gatishmëri për zgjedhjet, Lleshaj paralajmëron opozitën: S'ka shans të bllokohet procesi!

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:19
Sandër Lleshaj

Paralajmërimeve të opozitës se nuk do të lejojë të zhvillohen votime në 30 qershor, Ministri i Brendshëm i është përgjigjur më vënien në gatishmëri të policisë. Sandër Lleshaj në takimin me prefektët dhe drejtuesit e policisë ka paralajmëruar se cilindo që do të tentojë të cënojë procesin zgjdhor do të përballet me ligjin. Ministri i Brendshëm është ndalur edhe te lufta antikanabis, kur tha se pas 15 qershorit do të mbajnë përgjegjësi për çdo rrënjë kanabisi.  

Kur dhe pak javë na ndajnë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë porositë për prefektet dhe efektivët e policisë në çdo qark,  që të marrin masa për mbarëvajtjen e procesit.

Duke  iu referuar pralajmërimit të opozitës për bllokim të votimeve në datën 30 qershor, Ministri i Brendshëm tha se kjo nuk ka shans të ndodhë.

Lleshaj: Zgjedhjet janë krye-institucioni i një vendi demokratik, që qëndrojnë mbi Parlamentin, mbi Qeverinë, mbi Presidentin, mbi Kryeministrin, mbi Ministrin, mbi Drejtorin, mbi Prefektin.Dita e zgjedhjeve dhe zgjedhjet si institucion janë mbi të gjithë këta dhe askush nuk mund të ketë të drejtë, as mundësi, as shans, që të mendojë apo të veprojë për të prekur sado pak qoftë integritetin e  një procesi që është thelbi i demokracisë dhe Kushtetutës së këtij vendi.

Lleshaj tha se askush nuk mund të cënojë procesin dhe nuk ka shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit.

Duke u ndalur te kutivimi i kanabisit, Ministri i Brendshëm  u tha drejtuesve të policisë se do të jenë përgjegjes për çdo fidan që do të zbulohet në zonën e tyre.  

Lleshaj: Çdo fidan, çdo farë  që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë. Çfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtëpërdrejtë. Kjo datë ndan përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qëndror.

Ministri i Brendshëm u ndal edhe te  lufta kundër krimit të organizuar ku prioritet sipas tij është kapja e personave në kërkim, të cila janë me qindra që i janë shmangur drejtësisë dhe kërkoi nga drejtuesit e policisë së shtetit uljen e kësaj liste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...