Meta: ‘Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e Kosovës në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE’

Shqipëria

Meta: ‘Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e Kosovës në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE’

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:16
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerëson se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për tu riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Meta më tej e konsideron si një proces që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

‘Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. #BBPTirana ????????????????????????”, shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat