Basha sulmon Mogherinin. Akuzon Ramën në Pogradec e Gjirokastër

Shqipëria

Basha sulmon Mogherinin. Akuzon Ramën në Pogradec e Gjirokastër

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:37
Lulzim Basha

Lulzim Basha nuk e kurseu gjuhën e ashpër për përfaqësuesen e lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila krah Edi Ramës në Tiranë u shpreh optimiste për hapjen e negociatave.

“Miqtë e tij që vijnë për qokat e fundit para se t’iu mbarojë mandati s’e shpëtojnë dot nga ky realitet. Është Edi Rama pengesa kryesore për hapjen e negociatave, sepse është i lidhur me krimin. Kushdo që thotë të kundërtën, gënjen. Pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen”, tha Basha.

Të rinjve në Pogradec, kryedemokrati iu shfaqi jo vetëm anën e tij “luftarake”, por edhe atë romantike.

“Qyteti i dashurisë ky. Nuk e them kot. T’iu them edhe diçka personale, se sot kam 15-vjetorin e martesës. Por, lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, këtu te hotel Turizmi”, tha Basha.

  Basha: Klevis Balliu i arrestuar me urdhër politik, bashkojuni protestës më 11 Maj

Bashkë me kujtimet, Basha la Pogradecin për t’iu rikthyer akuzave për kundërshtarin politik në Gjirokastër, në një takim me strukturat.

“Në këtë ditë të Europës, mesazhe kanë ardhur të qarta dhe të prera për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhe të qarta nga Berlini se, pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e vitit 2017, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat”, tha Basha.

Ashtu si pogradecarëve, kryedemokrati iu kërkoi gjirokastritëve t’i bashkohen më 11 maj në Tiranë.

“E shtuna që po vjen të jetë një goditje vendimtare për fitoren e shpresës mbi frikën”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat