Nesër i jepet lamtumira ushtares shqiptare, që humbi jetën në Letoni

Shqipëria

Nesër i jepet lamtumira ushtares shqiptare, që humbi jetën në Letoni

Më: 9 maj 2019 Në ora: 20:49
Foto

Nesër në orën 10:00 deri në 11:30, do të mbahen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.

Ndërsa në orën 13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”.

Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës.

“Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat