Meta “bën gëzuar” me Ramën, por nuk kursen kritikat

Shqipëria

Meta “bën gëzuar” me Ramën, por nuk kursen kritikat

Më: 9 maj 2019 Në ora: 21:55
Ilir Meta ka trokitur gotën me shefi i qeverisë gjatë një pritjeje të bërë nga ambasadori i BE-së në Tiranë

Presidenti Ilir Meta ka trokitur gotën me shefi i qeverisë gjatë një pritjeje të bërë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, për ditën e Evropës, në Pallatin e Brigadave.

Por pavarësisht fotove ku dy drejtuesit e shtetit duken të buzëqeshur, kreu i shtetit nuk i ka kursyer as kritikat në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin.

“Dua të përmend një thënie që e kam shumë për zemër, të njërit prej themeluesve të Evropës, Konrad Adenauer, i cili thoshte ‘të gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por nuk e shohim të njëjtin horizont’. Është detyra e drejtuesve dhe udhëheqësve që jo vetëm ta shohim, sepse të gjithë forcat politike dhe e gjithë shoqëria jonë është e përcaktuar për realizimin e këtij projekti madhor, por edhe të gjithë ta ndihmojmë vendin të ecë më shpejt drejt çeljes së negociatave dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thekoi Meta.

Mes qeverisë dhe opozitës deri tani nuk ka asnjë negociatë, ndërsa palët janë të pa lëvizura në qëndrimet e tyre. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës, një qeveri tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat