Si priten të jetë moti dhe temperaturat gjatë ditës së nesërme - Bota Sot
Si priten të jetë moti dhe temperaturat gjatë ditës së nesërme

Shqipëria

Si priten të jetë moti dhe temperaturat gjatë ditës së nesërme

Më: 9 maj 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Edhe dita e nesërme, e premte 10 maj 2019, pritet të jetë me reshje shiu të dobëta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në disa qarqe pritet që sasia e reshjeve të jetë mesatare.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale do të arrijë në 20 gradë celsius në vendet e ulëta, ndërsa ajo maksimale 6 gradë në vendet malore.

PARASHIKIMI 

RESHJET 

Nesër (e premte dt.10) priten reshje të dobëta (deri lokalisht mesatare për disa qarqe), përjashtuar qarkun Shkodër, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në qarqet e Veriut. Shumica e reshjeve pritet të bien gjatë natës. 

TEMPERATURAT 

Nesër (e premte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: 

në bregdet: 12 / 18 °C 

në vendet e ulëta: 10 / 20 °C 

në vendet malore: 6 / 16 °C 

ERA 

Nesër (e premte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...