Milo: Rama duhet të bëjë lëvizje për zhbllokimin e krizës, nuk ka vlerë retorika e fortë

Shqipëria

Milo: Rama duhet të bëjë lëvizje për zhbllokimin e krizës, nuk ka vlerë retorika e fortë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 07:48
Paskal Milo

E shtuna e kësaj jave pritet të jetë një ditë e ngjeshur me prezantimin e kandidatëve për kryebashkiakë për zgjedhjet vendore nga PS dhe pasdite me protestën e opozitës.

Por Paskal Milo thotë se zhvillimet nga selia e PS-së nuk përbëjnë lajm.

I ftuar në RTV Ora ai thotë se me rëndësi do të ishte nëse do të kishim një sinjal për zgjidhjen e krizës politike dhe këtë hap sipas tij duhet ta hedhë kryeministri Edi Rama.

Milo: Sipas qëndrimit të qeverisë dhe mazhorancës do të ketë zgjedhje. Ka disa pikëpyetje por do të ketë zgjedhje. Por si do të shkohet dhe a do të shkohet në zgjedhje mbetet për tu parë duke filluar nga e shtuna dhe deri në 30 qershor.Shpallja e kandidatëve nga PS nuk përbën lajm të madh, shumica janë njohur. Lajm do të ishte nëse në pritje të datës së zgjedhjeve dhe të një situate të përkeqësuar mund të kishte një nismë që mund të zhbllokonte krizën.Një lëvizje politike në radhë të parë pritet nga kryeministri i cili duhet të mendohet mirë përpos deklaratave dhe vendosmërisë që po shfaq për të shkuar në zgjedhje. Në këto raste nuk ka shumë vlerë retorika e fortë sesa mençuria për ti dhënë zgjidhje krizës që mund të përkeqësohet.

Lidhur me deklaratat e Mogherinit në Tiranë se është plotësisht e mundur hapja e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Milo thotë se përfaqësues së lartë të BE-së ia donte detyra të thoshte ato që tha.

Milo: Mogherini mbron veten e vet, institucionin që përfaqëson, mbron politikën e vet. Ajo duhet ti bënte ato deklarata. KE do të japë në fund të majit përsëri një raport pozitiv për hapjen e negociatave pa kushte për Shqiërinë dhe Maqedoninë e Veriut por nuk varet nga Komisioni por shtetet anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat