Djali i Sokol Olldashit krah Bashës. Kreu i opozitës: Nderon trashëgiminë e babait të tij

Shqipëria

Djali i Sokol Olldashit krah Bashës. Kreu i opozitës: Nderon trashëgiminë e babait të tij

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:05
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim 300 studentë të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane.

Basha në fjalën e tij u përqëndrua në temën “Sfidat e studenteve në rrugën europiane të Shqipërisë”.

PD njofton se këta studentë do të marrin pjesë të shtunën në protestën tek kryeministria në orën 18.30.

Por ajo çfarë u vu re në takim e që u theksua dhe nga Basha ishte dhe prezenca e djalit të madh të të ndjerit Sokol Olldashi.

” Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane.,
Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi”, tha Basha.

Deklarata e plotë

Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.

Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane.,
Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve

Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.

Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat