Mishel Lakomi nga OPDAT: Dënimi i Balilit, shembull se drejtësia funksionoi

Shqipëria

Mishel Lakomi nga OPDAT: Dënimi i Balilit, shembull se drejtësia funksionoi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:06
Foto

Në kuadër të “Ditës Kombëtare të Drejtësisë” është zhvilluar një aktivet ku kanë qenë të ftuar përfaqësues nga OPDAT dhe prokurorë.  Mishel Lakomi përfaqësuese e OPDAT tha gjatë fjalës së saj se është një nder që ndodhet sot në këtë takim dhe se është e nderuar që ndodhet pranë Prokurorisë së Tiranës.

“Ndoshta keni dëgjuar për rëndësinë e transparencës dhe se ngjarje të tilla na ofrojnë përfitime. Kështu që ju mund të kuptoni si funksionon drejtësia. Ne jemi fokusuar në ndërtimin e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duhet forcuar KLP-ja dhe KLGJ-ja. Puna e OPDAT është vetëm një pjesë e punës së Ambasadës Amerikane.

Siç  mund ta keni dëgjuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Reforma në drejtësi përfaqëson një të ardhme më të shndritshme për shqiptarët. Lufta ndaj korrupsionit është luftë e rëndësishme. Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët.

SHBA kane një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë”, tha Lakomi.

Ndërkohë, Prokurori i Antimafias në Itali, Francesco Mandoi tha se drejtësia nuk iu intereson vetëm gjyqtarëve e prokurorëve por edhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat