Basha flet për zgjedhjet në PE: Populzimi po vë në pikëpyetje vlerat e Evropës

Shqipëria

Basha flet për zgjedhjet në PE: Populzimi po vë në pikëpyetje vlerat e Evropës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:55
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur përballë 300 të rinjve evropianë për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. 

Duke shprehur mbështetjen për Partinë Popullore Evropiane, ai tha se përballë kanë edhe një valë populizmi që vë në pikëpyetje vlerat demokratike.

Lulzim Basha: Na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet për PE. Përballë kemi parti politike me ideologji dhe pikëpamje të ndryshme nga PPE.

Kemi dhe një valë populzimi që po vë në pikëpyetje vlerat e Evropës dhe të demokracisë. Vlera që qëndrojnë në themele mbi të cilat është ngritur BE.

Unë e di që falë përkushtimit edhe tuajin, edhe të rinisë në mbështetje të PPE në Evropë ne do të t'ia dalim që të konfirmojmë partinë tonë, si forca më e madhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat