Bankat rritën fitimet në 5 miliardë lekë, në 3-mujorin e parë 2019

Shqipëria

Bankat rritën fitimet në 5 miliardë lekë, në 3-mujorin e parë 2019

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:45
Ilustrim

Treguesit pozitivë të ekonomisë së vendit janë reflektuar edhe në tregues pozitivë të industrisë bankare.

Sistemi bankar në vendin tonë, në tre muajt e parë të vitit 2019, rriti fitimet në 5 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fitimi shënoi një rritje të lehtë prej 4%.

Niveli më i lartë i fitimeve të sistemit ishte regjistruar në tremujorin e parë 2015, prej gati 5.9 miliardë lekë.

Në total, të ardhurat bruto u rritën me 35%, si rrjedhojë e kthimit në pozitive të të ardhurave nga instrumentet financiarë (454 milionë lekë, nga 3.9 miliardë lekë që ishin humbjet në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar), që lidhet kryesisht me kursin e këmbimit.

Ndërsa të ardhurat neto nga interesat kanë rënë me 6%, duke reflektuar mjedisin me norma të ulëta të interesit, bëri të ditur BSH-ja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat