Basha: Do të zerojmë tarifën për studentët

Shqipëria

Basha: Do të zerojmë tarifën për studentët

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:21
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike shfrytëzoi një takim me 300 studentë evropiane të EDS (European Democratic Studentes) për të bërë të ditur se pjesë e programit të opozitës është edhe zerimi i tarifës për studentët shqiptarë.

Lulzim Basha tha se krahas kësaj, një fond i veçantë do të jetë edhe për infrastrukturën e studentëve, për laboratorë dhe konvikte.

Lulzim Basha: Do të zerojmë tarifën, pagesën e tarifës për bachelor dhe master për mbi 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj. Do ti financojmë nga buxheti dhe do ta përgjysmojmë për pjesën tjetër të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë në muaj.

Në takim i pranishëm edhe djali i të ndierit Sokol Olldashi, për të cilin kreu demokrat Basha tha se ka merita të veçanta në protestën e studentëve. Sipas kreut demokrat është detyra e gjithsecilit për të kontribuar në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

Lulzim Basha: Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve evropiane. Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.

Glauk Olldashi: Unë mendoj se qëllimi i rinisë, sidomos i rinisë demokrate shqiptare është që nëpër botë të ndryshojë rrënjësisht mënyra si evropianët mendojnë dhe flasin për shqiptarët.

300 studentët evropianë që kanë ardhur në Tiranë do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare përpara kryeministrisë, në orën 18.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat