Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, kush është major Klodian Tanushi

Shqipëria

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, kush është major Klodian Tanushi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:47
Klodian Tanushi

Kush është Klodian Tanushi?

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale "Nazmi Rushiti" në profilin Motorist Xhenerik. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë "Për asgjësimin e municioneve me eksploziv".

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit. Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit, në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, KomandantKompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e "Karrierës" nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen "Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare" nga Ministri i Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat