Popullsia e Shqipërisë vazhdon të tkurret

Shqipëria

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të tkurret

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustruese

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të tkurret

Tkurret më tej popullsia e Shqipërisë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar të këtij viti, popullsiarezultoi 2.86 milionë banorë duke pësuar rënie prej 0.3 %, kundrejt një viti më parë.

Numri i lindjeve vazhdon të tejkalojë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve.

Ndërkaq, INSTAT konstaton ulje të numrit të të rinjve dhe rritje të numrit të të moshuarve, çka përkthehet me plakje të popullsisë.

Vetëm 3 qarqe pësuan rritje të popullsisë gjatë vitit të kaluar: përkatësisht Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Të gjitha qarqet e tjera pësuan një tkurrje. Gjirokastra paraqet numrin më të ulët të popullsisë, duke zënë 2.1 % të popullsisë gjithsej, i ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili zë 2.7 % të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat