Vdekja e majorit/ Ruçi: Engjëll mbrojtës i paqes, ra dëshmor për Shqipërinë

Shqipëria

Vdekja e majorit/ Ruçi: Engjëll mbrojtës i paqes, ra dëshmor për Shqipërinë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:21
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në Letoni  pas një incidenti në kampin ushtarak “Adazi”.

“Ndaj dhimbjen me fëmijët, bashkëshorten dhe familjarët e komandantit trim, majorit Klodian Tanushi.  Klodian Tanushi është një engjëll mbrojtës i paqes dhe ra dëshmor për Shqipërinë, Letoninë dhe Europën, për garantimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve letonezë dhe europianë. S

hqipëri, ji krenare për bijtë e tu që sakrifikohen për sigurinë e qytetarëve të Europës dhe të botës!”, shkruan në mesazhin e tij kryetari i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat