Ceremonia për Kacifas, 9 grekë ndalohen të hyjnë në Shqipëri. Policia forcon masat

Shqipëria

Ceremonia për Kacifas, 9 grekë ndalohen të hyjnë në Shqipëri. Policia forcon masat

Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:34
Kostandino Kacifas

Nëntë persona, shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijes.

Gazetarja e “Panorama” bën me dije se arsyeja e ardhjes së tyre në Shqipëri është ceremonia përkujtimore në përvjetorin e 6 mujorit të vdekjes së Kostandino Kacifas, vranë në shkëmbim zjarri me policinë në Bularat.

Sipas policisë, u është refuzuar hyrja, 5 pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike, ndërkohë që 4 prej tyre nuk e kanë argumentuar hyrjen.

Policia kufitare prej natës së mbrëmshme ka përforcuar masat në kufi ne qëllim ndalimin e personave me precedentë dhe potencial për trazira. Deri tani situata paraqitet e qetë, ndërsa mesha përkujtimore do të zhvillohet në orën 11:00 në kishën e Shën Athanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat