“Fundjavë Ndryshe”/ Nderohet me çmim nga Bashkimi Evropian Arbër Hajdari

Shqipëria

“Fundjavë Ndryshe”/ Nderohet me çmim nga Bashkimi Evropian Arbër Hajdari

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:11
Arbër Hajdari

Një tjetër çmim i rëndësishëm shkon për themeluesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, në sajë të punës së palodhshme për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë.

Ditën e sotme, në aktivitetin më të madh të Javës së Evropës 2019, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i dorëzoi Hajdarit çmimin e parë në konkursin “Pse dal vullnetar”.

Në një postim në rrjetet sociale, themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, ia dedikon këtë arritje të gjithë vullnetarëve të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për përmirësimin e shoqërisë shqiptare.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri më akordoi çmimin e parë në konkursin “Pse dal vullnetar”

Ky çmim shkon për të gjithë vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe”, që çdo ditë japin nga koha e tyre për përmirësimin e shoqërisë shqiptare”, shkruan Hajdari, teksa publikon pamje nga aktiviteti në fjalë.

“Fundjavë Ndryshe” është nisma më sociale e bamirësisë në Shqipëri, e cila synon të përmirësojë shoqërinë, duke ndihmuar njerëzit në nevojë të dalin nga varfëria, dhe duke udhëhequr të rinjtë drejt realizimit të veprave të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat