Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama: Jemi gati për fushatë

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama: Jemi gati për fushatë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së për diskutimin e e kanditatëve për kryebashkiakë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i qeverisë theksoi se nesër të gjithë të deleguarit do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve të grupeve drejtuese të fushatave dhe më pas do të fillojmë fushatën.

“Kemi pasur mbledhjen e kryesisë për kandidaturat për 61 bashkitë dhe për të diskutuar për listat përfundimtare për këshillat. Nesër të gjithë të deleguarit do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve të grupeve drejtuese të fushatave dhe më pas do të fillojmë fushatën. Në Peqin kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit që janë cështje qarqesh dhe nuk ka asnjë problem, të deleguarit kanë mandatin” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat