30 qershori/ Rama zgjedh Valbona Sakon në vend të Vangjush Dakos

Shqipëria

30 qershori/ Rama zgjedh Valbona Sakon në vend të Vangjush Dakos

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:14
Vangjush Dako

Pak më parë janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve të PS që do garojnë në bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një nga ndryshimet që ra në sy ishte edhe emri i Valbona Sakos për Durrësin.

Sako është drejtorja e drejtorisë së Tatimeve në Durrës.

Mesa duket Rama ka vendosur që Vangjush Dako mos të jetë edhe për një mandat tjetër në krye të bashkisë Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat