Vdekja e major Tanushit, NATO i shpreh ngushëllimet familjes: Dhimbje madhe

Shqipëria

Vdekja e major Tanushit, NATO i shpreh ngushëllimet familjes: Dhimbje madhe

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:30
Major Klodian Tanushi

NATO i ka shprehur ngushëllimet familjes së majorit Klodian Tanushi, për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, NATO shprehet se vdekja e tij është një dhimbje e madhe.

"Është dhimbje e madhe që dje ndërroi jetë Major Klodian Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij.

Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodian Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që i mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj.

Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet,"-shkruhet në postimin në Facebook.

Major Tanushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes, 10 maj 2019, në një spital në Letoni ku po trajtohej. Tanushi vdiq ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, "Dëshmore e Atdheut".

Pesë ditë më parë, nga shpërthimi i një mine në bazën ushtarake Camp Adazi humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushi, si edhe u plagos reshter Julian Kapaj. Ky i fundit ndodhet në gjendje të stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat