U shkarkua nga Tahiri / Kush është ish-gardisti i 21 janarit që Rama kandidon për kryebashkiak

Shqipëria

U shkarkua nga Tahiri / Kush është ish-gardisti i 21 janarit që Rama kandidon për kryebashkiak

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:02
Agron Malaj

Emri i zgjedhur nga Kryesia e PS-së, për garën vendore të 30 qershorit në Bashkinë e Matit, ka qenë shumë i lakuar, që nga koha kur u emërua në Partinë Socialiste.

Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sapo ai mori detyrën.

10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Por teksa në 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda, pakkush do ta mendonte se ai do të bënte karrierë politike. Jo në Partinë Demokratike, siç mund të mendohet, por në Partinë Socialiste.

Disa muaj më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.

Se fundi, PS-se e ka zyrtarizuar si emrin me të cilën i hyn garës vendore për Bashkinë e Matit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat