“Trimat e dhunshëm më pushkë dhe tank i çoj në burg!” Kë kërcënon Erion Braçe?

Shqipëria

“Trimat e dhunshëm më pushkë dhe tank i çoj në burg!” Kë kërcënon Erion Braçe?

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:17
Erion Braçe

Në prag të protestës së opozitës, zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se nuk i tregon dhe as nuk i uron burgun askujt, por thjesht u kujton ligjin dhe sanksionet që burojnë prej tij.

Ai thekson se kush ka vjedhur, vrarë dhe grabitur në këtë vend do të përballet me ligjin. Një ditë më parë, numri dy i qeverisë Rama tha se çdo dhunë e protestuesve në tubimin e sotëm tek kryeministria do të marrë përgjigjen ligjore.

“Unë as i tregoj e as i dua burgun kujt, veç hajdutit e vrasësit! Qorrit e Shurdhit i kam treguar vetëm Ligjin, siç evropianët e amerikanët në fakt! Aaa po, fundin politik ja tregoj, siç në 1998-tën të njëjtit trim të dhunshëm me pushkë në dorë e mbi tank! Një tjetër e çoi në burg”, shkruan Braçe në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat