Hetoi grupet kriminale të drogës, ish-oficeri i Antidrogës në Fier fiton azil në Holandë

Shqipëria

Hetoi grupet kriminale të drogës, ish-oficeri i Antidrogës në Fier fiton azil në Holandë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:51
Antonio Nazeraj

Antonio Nazeraj, ish oficer i Antidrogës në Fier, ka fituar azilin në Holandë.

Mësohet se drejtësia holandeze ka marrë në mbrojtje atë dhe familjen e tij duke pranuar kërkesën e Nazerajt.

Për tetë vite me radhë ai ka qenë në këtë post në Fier, ndërsa në 2017-ën dha dorëheqjen.

Pak kohë më parë, përmes intervistave në shtyp, ai ka deklaruar se zyrtarë të lartë shtetërorë kanë takime me trafikantë droge.

Nga Holanda ai ka deklaruar se nëse do të kthehej sërish në Shqipëri, do të ishte i vdekur.

“Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike”, ka thënë Nazeraj në një intervistë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat