Arrestohet kryetari i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”

Shqipëria

Arrestohet kryetari i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:01
Kastriot Berishaj

Policia shqiptare ka ndaluar dhe  arrestuar sot kryetarin e Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”, Kastriot Berishaj në pikëkalimin kufitar në Morinë. Arsyjet e arrestimit nga policia shqiptare akoma nuk janë bërë të ditura.Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate nga Iniciativa Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”, e cila e ka dënuar këtë akt të policisë shqiptare.

Ndër të tjera në komunikatë e IQ “Kastriotët e Dardanisë” thuhet : Kryetari i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”, z. Kastriot Berishaj është ndaluar nga Policia Shqiptare në kufirin e Morinës. Ndales dhe ende nën mbajtje nga Policia e faqezinjëve të kryekriminelit Edi Rama dhe tradhtarit Ilir Meta! Gënjeshtrat për kinse largimin e barrierave kufitare u’a shitni të tjerve! Nuk na ndalni dot!

Kastriot Berishaj ka qenë kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe është i shpallur “non grata” në Greqi, Turqi, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat