Pesë deputetë të Partisë Socialiste do të dorëzojnë mandatin

Shqipëria

Pesë deputetë të Partisë Socialiste do të dorëzojnë mandatin

Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:07
Foto

KQZ nuk do të shqyrtojë vetëm emrat e listës së PD dhe LSI që do të hyjnë në parlament.

Nga java e ardhshme pritet të dorëzojnë mandatin pesë deputetë të Partisë Socialiste që do të kandidojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në qarkun e Tiranës, Rakip Suli do të kandidojë në Kamëz, ndërsa në vend të tij do të hyjë në parlament Eljo Hysko.

Në Korçë, Ilir Xhangolli largohet nga Kuvendi për të kandiduar në bashkinë Pogradec dhe në vend të tij sipas listës do të ulet Ardit Konomi.

Në Elbasan, Nuri Belba do të duhet të lërë mandatin të cilin do ta marrë Florenc Spaho.

Ndërkaq dhe Pjerin Ndreu do të kandidojë në Lezhë duke ia lënë radhën në parlament Adriana Jankut.

Emri i pestë i deputetëve që kandidojnë në zgjedhjet vendore është Flamur Golemi dhe në parlament do të ulet Laert Duro.

Afati i regjistrimit të kandidatëve në KQZ do të jetë në 13 maj dhe pikërisht në këtë datë do të duhet që parlamentarët të dorëzojnë kërkesën për largimin nga Kuvendi duke hapur procedurën për emrat e tjerë në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat