Xhaçka për ngushëllime në familjen e Dëshmorit të Atdheut: Do jemi përkrah jush!

Shqipëria

Xhaçka për ngushëllime në familjen e Dëshmorit të Atdheut: Do jemi përkrah jush!

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:23
Klodian Tanushi

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka vizituar sot familjen e major Klodian Tanushit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në një spital në Letoni.

Xhaçka ka takuar prindërit, bashkëshorten dhe të afërmit e komandantit të kontigjentit EOD në Letoni, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

"Me Klodin humbëm një djale të rrallë e njëherësh edhe profesionistin e kudogjendur. Klodi është jo vetëm biri juaj, por edhe djali ynë. Do i mungojë famijes tonë të madhe në FA. Nuk do të jeni kurrë vetëm. Do të qëndrojmë në krahun tuaj përherë" është shprehur Xhaçka.

Ndërkohe, lidhur me ceremoninë për majorin, Ministria e Mbrojtjes është në koordim me palën letoneze dhe në vijim pritet të përcaktohet edhe dita e mbërritjes së trupit  në atdhe dhe e përcjelljes sipas të gjitha ndereve që i takon "Dëshmorit të atdheut"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat