Paloka-Braçes: Kur bën si i virgjër me ligjin më kujtohen…

Shqipëria

Paloka-Braçes: Kur bën si i virgjër me ligjin më kujtohen…

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:30
Edi Paloka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një postim në rrjetet sociale ka sulmuar zv.kryeministrin Erion Braçe, pas deklaratave të fundit për respektimin e ligjit, mbi protestuesit e opozitës.

Paloka shkruan se kur Braçe flet për ligjin i kujtohet fakti që ai nuk foli asnjëherë për kolegët e tij trafikantë, madje edhe për “mushkonjat” që vinin vërdallë në plazhin e Divjakës, apo edhe koncesionet e klientëve të Edi Ramës.

Postimi i plotë i Palokës:  

Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.

Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.

Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames.

Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.

Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat