Berisha: Vendi në një moment kritik, Shqipëria si Venezuela - Bota Sot
Berisha: Vendi në një moment kritik, Shqipëria si Venezuela

Shqipëria

Berisha: Vendi në një moment kritik, Shqipëria si Venezuela

Më: 11 maj 2019 Në ora: 17:53
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë ditën e sotme në mbyllje të Samitit të EDS (European Democrat Students) në Tiranë.

Berisha u shpreh se Shqipëria aktualisht aspiron të hapë negociatat me BE, por përjeton ditët e saj më të vështira dhe është kthyer si Venezuela.

Berisha: Keni ardhur sot në Shqipëri në një momentet më kritike, në momentin e një beteje vendimtare për fatet e demokracisë dhe të vendit. Dua të falënderoj të gjithë të rinjtë opozitarë që me guximin e tyre janë shndërruar në imazhin e vërtetë të kësaj beteje.

Pyetja më legjitime që mund ti shtroni vetes është ‘pse këta deputetë dhe kjo parti ka braktisur çdo gjë dhe po merret me këtë betejë kundër regjimit në fuqi?’ Shqipëria sot është një vend i NATO-s, që aspiron të hapë negociatat me BE.

Cili është shkaku themelor i kësaj situate të krijuar? Në Shqipëri është instaluar një regjim që mund të gjendet askund tjetër në botë, përveçse në Venezuelë, është një regjim kakikoskratik. Kakikos, nga greqishta do të thotë më e keqja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...