Para “rrëzimit” të Ramës, Salianji ndez gjakrat: Ka surpriza, s’përjashtohet përplasja!

Shqipëria

Para “rrëzimit” të Ramës, Salianji ndez gjakrat: Ka surpriza, s’përjashtohet përplasja!

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:15
Ervin Salianji

Nga sheshi “Nënë Tereza” ku janë grumbulluar protestuesit e qarkut të Elbasanit dhe Korçës, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka qenë i pari që ka folur për mediat para fillimit të protestës së 4-të kombëtare.

Salianji tha se pjesëmarrja është shumë më e madhe se herët e tjera dhe qytetarët kanë rezervuar surpriza për kryeministrin Edi Rama.

“Për pjesëmarrjen që shihni por edhe për surprizat që shoh se qytetarët kanë përgatitur jo pak. Edhe pjesëmarrja e qytetarëve sot duket më e madhe se herët e tjera”, tha ai.

Kur u pyet nëse do të ketë përplasje me policinë, ai theksoi se kjo nuk përjashtohet pasi e kanë në dorë gjithçka qytetarët.

“Gjithçka do ta vendosin qytetarët. Nuk janë të përjashtuara nga ne si organizatorë por nuk përjashtohen kur kryeministri lufton për pushtetin e vetë personal. Nuk do përplaset askush për interesat e Ramës, por do protestojë gjithkush për të rrëzuar Ramën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat