Lleshaj: Qytetarët të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve

Shqipëria

Lleshaj: Qytetarët të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:38
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për protestën e opozitës dhe për flakët që rrethuan Kryeministrinë. Ai thotë se askush nuk mund ta djegë Shqipërinë.

”Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri”,-shkruan Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat