Meta reagon për protestën, u bën thirrje palëve: Ruani qetësinë, shmangni dhunën!

Shqipëria

Meta reagon për protestën, u bën thirrje palëve: Ruani qetësinë, shmangni dhunën!

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:51
Protesta ne Shqiperi

Presidenca reagon për protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zyra për shtyp e Presidencës thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.

Protesta e opozitës vijon me fjalimin e Bashës ndërsa pati edhe incidente ku iu vu zjarri me molotov derës së Kryeministrisë. Policia shpërndau protestuesit me gazlotsjellës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat