“Protesta e nesërme do jetë luftë”, Balliu paralajmëron Ramën: S’do gjesh vrimë ku të futesh

Shqipëria

“Protesta e nesërme do jetë luftë”, Balliu paralajmëron Ramën: S’do gjesh vrimë ku të futesh

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:14
Klevis Balliu

“Jemi në gjendje lufte, sepse kryeministri iu ka shpallur luftë qytetarëve. Ai duhet të kishte dhënë  dorëheqjen për shumë arsye”.

Kështu është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i pranishëm në protestën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës .

Ai hodhi akuza të forta, ndërsa tha se protesta e ditës së nesërme do të jetë një “luftë” përballë qeverisë, e cila sipas tij po dhunon në mënyrë barbare qytetarët e vet.

“Duhet denoncuar dhuna me urdhër politike ndaj  qytetarëve dhe Sahit Dollapit. Ata iu sulën si qen Sahit Dollapit, por ai ka qenë në front të protestës për të mbrojtur edhe policinë. Ajo që është më e rëndësishme është fakti se vetë Edi Rama iu jep urdhër publikisht policisë të grushtojë qytetarëve.  Unë iu bëj thirrje që kudo që ta shohin ta marrim zvarrë dhe ta hedhin në koshin e mbeturinave. Ai i ka shpall luftë qytetarëve. Edi Rama nuk do ta shijojnë pensioni, dhe paratë do t’i harxhojë dyerve të gjykatës. Këtu nuk ka protesta, por revoltë kombëtare. Jemi në gjendje lufte, sepse kryeministri iu ka shpallur luftë qytetarëve. Ai duhet të kishte dhënë  dorëheqjen për shumë arsye. Dhunimi është i pafalshëm dhe ne nuk do t’ia falim lotët e nënave shqiptare. Nesër vazhdon lufta kundër atij që ka dhunuar qytetarët. Rama nuk do të këtë vrimë miu ku të futet”-tha Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat