Basha: Junta do të rrëzohet/ Protesta te drejtoria policisë së Tiranë: të lirohen të arrestuarit

Shqipëria

Basha: Junta do të rrëzohet/ Protesta te drejtoria policisë së Tiranë: të lirohen të arrestuarit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:24
Lideri opozitës Lulzim Basha i cilësoi ndalimet e protestuesve të paligjshme.

Një ditë pas protestës së opozitës policia e Tiranës njoftoi se ka ndaluar 50 persona për akte dhune ndaj forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. 31 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë. Ndërkohë kundër këtyre arrestimeve opozita e bashkuar protestoi para drejtorisë së policisë së Tiranës.

Lideri opozitës Lulzim Basha i cilësoi ndalimet e protestuesve të paligjshme.

Basha i bëri thirrje qytetarëve për protestën e lajmëruar për të hënën, ndërkohë që për opozitën nuk ka kthim prapa.

Më parë Lulzim Basha vizitoi në spitalin ushtarak sekretarin organizativ të partisë demokratike Sahit Dollapi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore pasi u shoqërua në polici dhe tashmë është i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat