Berat, zhvillohet edicioni i 7 i maratonës

Shqipëria

Berat, zhvillohet edicioni i 7 i maratonës

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:04
Pamje nga maratona

Në këtë event të organizuar nga Bashkia në bashkëpunim me federatën shqiptare të Atletikës morën pjesë rreth 80 atletë. Atletë që vinin nga qyteti Beratit, rrethet si dhe nga Diaspora.

Maratona u zhvillua në aksin rrugor Berat – Ura Vajgurore vajtje ardhje nën kujdesin e drejtorit të sporteve në Bashkinë e Beratit, Alban Pambuku.

Fitues I maratonës për meshkujt u shpall Ilir Këllezi e për femrat Biljana Kiradijen. Fituesit morën edhe çmime të vendosura na Bashkia, ku për meshkujt vendi I parë mori 300 euro, I dyti 200 e I treti 100.

Ndërsa për femra, fituesja mori 200, ndërsa vendi I dytë e I tretë morën 100 euro dhe 70 euro.

Por në maratonë u ndanë edhe çmime për atletë të tjerë, ku 83 vjeçari Xhemal Xhemalce mori 50 euro pasi ishte atleti me i vjetër në moshë.

Ndërkohë maratonës iu bashkuan edhe pjesëmarrës nga policia e ushtria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat