Veliaj: Sulm vandal ndaj ambasadorit të OSBE-së, njollë për ato parti politike që përdorin dhunën

Shqipëria

Veliaj: Sulm vandal ndaj ambasadorit të OSBE-së, njollë për ato parti politike që përdorin dhunën

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:12
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënoi aktin e intimidimit ndaj kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borschard, gjatë natës së mbrëmshme. Veliaj e konsideroi sulm vandal dhe frikacak dhe që mbi të gjitha bie ndesh me traditën shqiptare të mikrpitjes.

“Sulmi vandal ndaj ambasadorit gjerman të OSBE në Shqipëri nga disa frikacakë, në prag të presidencës sonë të OSBE është një njollë për ato parti politike të cilat përdorin dhunën për të kompensuar mungesën e votës. Kjo bie ndesh me normat tona të mikpritjes, ne jemi më të mirë se kjo!”, tha Veliaj.

Protestuesit kanë lënë edhe një parullë të shkruar në murin e pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Bochardt. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat